Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Elbasanit/ Kokës i konfiskohet kantina e verës, 3.8 mln euro aksione i kalojnë shtetit

Inceneratori i Elbasanit/ Kokës i konfiskohet kantina e verës, 3.8 mln

Gjykata e Posaccmë dha sot dënimet për aferën e inceneratorit të Elbasanit, sipas të cilit ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg.  Ndërsa ish-deputeti socialist Alqi Bllako u shpall i pafajshëm.

Përpos dënimeve të dhëna, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e kantinës së pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në pronësi të ish-ministrit Koka.

Po ashtu, dy kompanive Albtek sh.p.k dhe “Integrated Techonology” sh.p.k iu është ndërprerë kontrata  e personit juridik duke i kaluar shtetit 3.7 milionë euro aksione.

Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri u dënuan me 6.8 vite burg, Stela Gugallja dënohet me 4.8, Pëllumb Abeshi me 2.8, Bardhyl Cabiri me 2 vite dhe lirohet, Serafin Papa me 1.4 vite burg dhe Jonida Zeqo 2.8 vite burg.

 

Të fundit