Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO rikthen në burg Lefter Kokën

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO rikthen në burg Lefter

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka vendosur të rikthejë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka edhe rreth 6 muaj dënim për të vuajtur.

Vendimi i Apelit vjen pas shqyrtimit të çështjes së njohur si dosja e Inceneratorit të Tiranës, ku gjykata la në fuqi vendimet e dhëna nga shkalla e parë edhe për disa të pandehur të tjerë, mes tyre Erjon Murataj, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku.

Më herët, në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme kishte shpallur vendimin për këtë dosje, duke dhënë në total 15.6 vite burg për 7 të pandehur, nga 26 vite që kishte kërkuar SPAK.

Në atë vendim, Lefter Koka ishte dënuar me 3 vite burg, ndërsa pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi i ishte ulur në 2 vite, të cilat konsiderohen të shlyera pjesërisht me kohën e kaluar në paraburgim.

Të fundit