Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO ul në 2 vite burg dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO ul në 2 vite burg dënimin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur dënimin për ish-deputetin Alqi Bllako.

Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, Bllako u shpall i pafajshëm për përfitimin e shumës rreth 7 milionë lekëve në formë page nga Vladimir Bezhani.

Apeli i Posaçëm zbuti dënimin nga 4 vite burg në 3 vite dhe me gjykim të shkurtuar, Bllako do të vuajë 2 vite burg.

Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi dënimin për episodin tjetër, që lidhet me përfitimin e parregullt në vlerën 119 mijë euro, të dyshuara si të marra nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Të fundit