Flash News

E-TJERA

Integrim i Shqipërisë deri në 2030-ën? Von der Leyen ‘zbeh’ shpresat: Nuk ka datë të prerë

Integrim i Shqipërisë deri në 2030-ën? Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha nga Tirana në konferencën e përbashkët të Samitit të Procesit të Berlinit se nuk ka një datë të saktë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ajo theksoi se viti 2030 nuk do të thotë pranim i Shqipërisë në union. Von der Leyen shtoi se integrimi është i bazuar në metodologji dhe meritë.

“Sa i përket vitit 2023, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme. Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo.

Të fundit