Flash News

E-TJERA

Interi ‘ndalet’ në Vatikan, kampionët e Italisë do të takojnë Papa Leo XIV

Interi ‘ndalet’ në Vatikan, kampionët e Italisë do

Kampionët e saposhpallur të Italisë, Interi, do të përjetojnë një moment simbolik dhe të veçantë në ditët në vijim. Skuadra milaneze pritet të vizitojë Vatikanin, ku do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV më 9 maj, në një takim të planifikuar për në orën 10:00 të mëngjesit.

Ky është një vlerësim i veçantë për klubin zikaltër, i cili vetëm pak ditë më parë siguroi titullin e 21-të në historinë e tij në Serie A, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm.

Pas takimit në Vatikan, Interi do të rikthehet menjëherë në fushë, pasi në mbrëmje e pret një tjetër sfidë e rëndësishme në kampionat. Në orën 18:00, skuadra do të përballet me Lazion në “Stadio Olimpico”, në një ndeshje që mund të ketë peshë për renditjen përfundimtare të sezonit.

Të fundit