Flash News

E-TJERA

Ironia e inxhinierit: Tuneli i Llogarasë do të përdoret për të strehuar bagëtitë e Dukatit

Ironia e inxhinierit: Tuneli i Llogarasë do të përdoret për

Inxhinieri Xhevahir Gjençari ka ironizuar punën e qeverisë me ndërtimin e  tunelit të Llogarasë.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24  ai u shpreh se nuk kishte asnjë arsye se përse të shpenzoheshin një shumë aq e madhe parash për një tunel të tillë, kur kishte projekte më të favorshme dhe me më pak shpenzime.

Inxhinieri madje ka bërë një parashikim ku tha se ky tunel, i përfshirë edhe në skandalin që “fundosi” Belinda Ballukun, do të përdoret për të strehuar bagëtitë në zonë.

“I bëj një thirrje banorëve të Dukatit: mos ndërtoni stalla për bagëtinë sepse do t’i strehoni në tunelin e Llogarasë, është një nga veprat më anti-ekonomike dhe anti-kombëtare që nuk i shërben komunizmit.
Në Orikum me 2.8 km tunel do të dilej në bregdet. Korridori turistik ndërtohet në buzë të detit. Llogaraja është dega më e prapambetur që mori në qafë Shqipërinë. Për çfarë u harxhuan gjithë ato lekë?”, tha ai.

Të fundit