Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti Alqi Bllako paraqitet në GJKKO për dosjen e inceneratorëve

Ish-deputeti Alqi Bllako paraqitet në GJKKO për dosjen e

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, në kuadër të procesit për çështjen e inceneratorëve.

Bllako mbërriti në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa seancat për këtë dosje vijojnë pas vendimit të dhënë më herët nga trupa gjykuese.

Në mars, GJKKO e shpalli fajtor për korrupsion pasiv në dy episode dhe e dënoi me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Sipas akuzës së SPAK, ish-zyrtari ka përfituar në mënyrë indirekte rreth 120 mijë euro. Shuma dyshohet se është siguruar përmes Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të konsideruar si pronarët faktikë të kompanisë koncesionare, dhe është përdorur për blerjen e një pajisjeje në funksion të aktivitetit tregtar të familjes së tij në Ersekë.

Të fundit