Flash News

E-TJERA

Ish-drejtoresha e shkarkuar akuzon kreun e Tatimeve: Ceno Klosi iu bën presion vartësve për të kryer veprime të kundraligjshme

Ish-drejtoresha e shkarkuar akuzon kreun e Tatimeve: Ceno Klosi iu bën

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi është denoncuar zyrtarisht për shkelje të ligjit, të të drejtave themelore të njeriut si dh për fyerje. Ky denoncim ka ardhur nga ish-drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shlida (Kamberi) Hasanaj, e cila ka qenë në këtë detyrë deri në tetor të vitit të kaluar.

Ajo ka punuar në Tatime pë 23 vite i është drejtuar me një ankesë komisionit parlamentar të ligjeve, ku i kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për abuzimet e Ceno Klosit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Në ankesë jepen fakte dhe detaje të frikshme për mënyrën se si Ceno Klosi dhe drejtorët pranë tij i bëjnë presion psikologjik administratës në varësi për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Ata që nuk pranojnë, pushohen nga puna.

Kështu ka ndodhur edhe me denoncuesen Shilda Hasanaj, e cila thotë se kur nuk ka pranuar të zbatojë urdhrat verbalë e të paligjshëm të drejtorëve të Ceno Klosit, është thirrur në zyrë nga ky i fundit dhe i është bërë presion për të pranuar gjithçka.

Këto fakte janë vetëm maja e ajsbergut për degradimin e tatimeve nën drejtimin e Ceno Klosi, dhe për këtë arsye ish-drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shilda Hasanaj, i kërkon Komisionit Parlamentar të ligjeve përmes një ankese zyrtare ngritjen e një komisioni hetimor për të hedhur dritë mbi shkeljet e panumërta të Ceno Klosit dhe drejtuesve të afërt me të në Tatime.

Të fundit