Flash News

E-TJERA

Ish-mesfushori i Kosovës merr ftesë nga Suedia për Kampionatin Botëror

Ish-mesfushori i Kosovës merr ftesë nga Suedia për Kampionatin

Ish-mesfushori i Kosovës U21, Besfort Zeneli, është përfshirë në listën e Suedisë për Kampionatin Botëror 2026, që nis më 11 qershor.

22-vjeçari luan si mesfushor dhe aktualisht është pjesë e klubit belg Union SG. Ai kishte qenë pjesë e Kosovës U21 në periudhën 2022-2024, ku regjistroi gjashtë paraqitje, ndërsa më pas vendosi ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Suedinë.

Kalimi i tij te suedezët është konkretizuar shpejt edhe në nivelin më të lartë, pasi Zeneli tashmë ka gjashtë ndeshje me Suedinë A.

 Zeneli ka arritur të gjejë hapësirë në konkurrencën e fortë në mesfushë, duke siguruar ftesën për Botëror.

Rruga e Suedisë drejt kualifikimit nuk ishte e lehtë. Në grupin kualifikues ku ishte edhe Kosova, suedezët pësuan dy humbje nga “Dardanët”: 2-0 në Prishtinë më 8 shtator dhe 1-0 në Goteborg më 13 tetor të vitit të kaluar.

Të fundit