Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori: Korrupsioni është kthyer në pandemi, ja pse nuk parandalohet

Ish-prokurori: Korrupsioni është kthyer në pandemi, ja pse nuk

Ish-prokurori Eugen Beci ngriti shqetësimin se korrupsioni në vendin tonë është kthyer në pandemi.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se SPAK po shton nga viti në vit dosjet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, duke zbuluar raste korrupsioni pothuajse në çdo institucion ku ndërhyn.

“Shohim që Prokuroria e posaçme sa herë e drejton shigjetën, busullën, shënjestrën, po thoni ju, në çdo ministri, në çdo dikaster shtetëror, gjithmonë gjen patjetër o një grup strukturuar, o një titullar të korruptuar. Se ku është pakësuar korrupsionin, këtë nuk arrij kuptoj, por di të them që Prokuroria e posaçme nga viti në vit po shton dosje të cilat kanë lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të nivelit të lartë. Di të them që në çdo segment të administratës shqiptare ku ndërhyn prokuroria patjetër do gjejë shkelje ligjore që përkthehen në shkelje penale jo administrative se shkeljet administrative nuk i llogarit njeri. Dhe ky fakt tregon më së miri mënyrën se si korrupsioni është kthyer në pandemi. As endemik nuk është më.

Është kthyer në një pandemi e cila patjetër që do reflektohet duke u luftuar. Por çudia më e madhe në Shqipëri po ndodh kjo që Prokuroria e posaçme e ka rritur stekën, kudo ku shkon arreston dhe prapë përsëri po të bë bëj të njëjtin operacion në të njëjtin dikaster përsëri do të gjejë të njëjtit njerëz që mund të korruptojnë”, theksoi Beci.

Sipas tij edhe pse SPAK ka intensifikuar hetimet dhe arrestimet, korrupsioni vijon të mbetet i përhapur, çka tregon mungesën e mekanizmave parandalues.

“Këtu problemi i vetëm është përse ne nuk kemi një fuqi parandaluese të gjithë këtyre elementëve penalë të cilat po i përdor me shumë sukses Prokuroria e Posaçme. Atëherë në rast se fuqia parandaluese e prokurorisë së posaçme në veprat penale kundër korrupsionit është zero, ka disa elementë të kriminologjisë që e justifikojnë dhe e shpjegojnë sistemi çedon dhe kur flasim për sistemin flasim për sistemin politik dhe të tërë elementët mbështetës të prokurorisë së posaçme që janë llojet e policive, llojet e agjencive që luftojnë korrupsionin janë të dala jashtë loje. Të tërë elemente e pushtetit ekzekutiv janë të dala jashtë loje dhe Prokuroria e Posaçme ngelet dhe dorëzohet dhe nuk mund të kemi element të cilit quhen fuqi parandaluese, tha ai 

Të fundit