Flash News

E-TJERA

Ish-prokurorja: Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë, krimi nuk po kursen askënd

Ish-prokurorja: Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është

Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj është shprehur se gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo theksoi se kohët e fundit rendi dhe siguria nuk ka qenë në kritere maksimale, duke nënvizuar se duhet të zbërthehen grupet kriminale.

“Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë. Dhe po ti referohemi aksioneve të fundit, brenda një dite, mbi 200 të arrestuar, nuk dëshmojnë që ka thjesht shpërndarës të arrestuar, por dëshmojnë se ka nga ana tjetër shumë furnizues të këtyre shpërndarësve që gjejnë vend dhe ata furnizues dhe ata  kanë gjetur mënyrën për të sjellë lëndën narkotike nga jashtë dhe kjo  është lejuar. Ka disa momente që lidhen me njëra-tjetrën dhe që dëshmojnë se gjendja e kriminalitetit është shqetësuese.

Po ti referohemi dhe muajve të fundit, rendi dhe siguria publike nuk është se ka qenë në kritere maksimale. Zona të tilla si në Lezhë, në Rrëshen, janë vende që klima në përgjithësi të bën të konkludosh që është një gjendje e cila ka lënë terren të lirë që kriminaliteti të zhvillohet.  Grupi kriminal që ishte i përfshirë dhe Artan Tafani ka pasur një shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë kontekst është e rrezikshme. Dhe bëhet më e rrezikshme kur publiku merr vesh që ky grup kriminal ka tentuar të vrasë dhe një prokurori.  Qytetarët janë njëlloj. Po përderisa krimi gjen një klimë të tillë, kjo është gjë përmban alarm”, tha ajo.

Të fundit