Flash News

E-TJERA

Itali/ Përplaset për vdekje shqiptari në autostradë

Itali/ Përplaset për vdekje shqiptari në autostradë

Një shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë autostradën Salerno-Caserta në Itali.

Mediat vendase raportojnë se 42-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Albert K., po përpiqej t’i ikte policisë pas një vjedhje në tentativë në një apartament në periferi të San Valentino Torio, kur u godit nga një makinë me targa bullgare.

Trupi i tij u gjet nga një patrullë e Polstrada. I plagosur mbeti edhe drejtuesi i makinës që e ka përplasur për shkak të thyerjes së xhamit.

Shqiptari ishte i njohur për policinë si person me precedentë të ndryshëm penal për vjedhje banesash.  Policia italiane vijon hetimet.

Të fundit