Flash News

E-TJERA

Italia anulon koncertet e Kanye West, Shqipëria i ngre stadiumin nga dheu

Italia anulon koncertet e Kanye West, Shqipëria i ngre stadiumin nga dheu

Italia ka anuluar dy koncerte të planifikuara për korrik në qytetin Reggio Emilia, ku pritej të performonin reperët e njohur amerikanë Kanye West dhe Travis Scott, për shkak të shqetësimeve për rendin publik dhe sigurinë.

Sipas autoriteteve lokale, prefekti i Reggio Emilias, Salvatore Angieri, urdhëroi anulimin e eventeve duke marrë në konsideratë rrezikun e mundshëm të protestave dhe problematikat e sigurisë në grumbullime masive.

Vendimi vjen në një kohë kur dy artistët janë nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare, për arsye të ndryshme që kanë ndezur debat publik në disa vende të Europës dhe SHBA.

Ndërkohë, paralelisht me zhvillimet në Itali, në zonën e Kasharit në Tiranë kanë nisur punimet për ngritjen e një stadiumi provizor që pritet të shërbejë për një koncert të madh muzikor më 11 korrik 2026. S

Struktura po ndërtohet pranë autostradës Tiranë–Durrës dhe synon të akomodojë një numër të madh pjesëmarrësish. Biletat do të ndahen sipas zonave të ndryshme të koncertit, ndërsa punimet vijojnë me ritme të shpejta.

Të fundit