Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Fitoi me gjyq rikthimin në punë, kryebashkiaku i PS “hakmerret”, nuk e lejon të hyjë në bashki

Fiks Fare denoncoi veprimet e kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, FLorenc Doka, i cili nuk lejon një punonjëse që të futet në godinën e bashkisë, pavarësisht se zonja është emëruar dhe rikthyer në detyrë me vendim gjykate.
Në redaksinë e emisionit investigativ është ankuar Mimoza Llaha, e cila u shkarkua nga detyra fillimisht në vitin 2024. Në atë kohë, kryetari aktual Doka ishte Sekretar i Përgjithshëm i bashkisë.
“Pas largimit, i drejtohem komisionerit të Shërbimit Civil, i drejtohem edhe Gjykatës Administrative. Në bashki erdhi drejtori i Shërbimit Civil dhe u thanë merre në punë, keni bërë gabim. Nuk reaguan dhe më pas vazhdova me Gjykatën Administrative, padita Bashkinë e Cërrikut dhe e fitova me vendim gjykate. Unë jam rikthyer në punë nga ish kryetarit Andi Salla. Fillimisht më dhanë pozicion te statistikat, ndërkohë që në janar të 2026, kryetari aktual më ktheu në pozicionin që kisha, përgjegjëse në inventarizimin e pronave” thotë Llaha. Më tej shton se, që nga janari e deri më sot, nuk është lejuar të futet në godinën e Bashkisë së Cërrikut.
“Unë jam punonjëse qendre dhe pozicioni im është brenda drejtorisë së financave dhe tani më kanë çuar në një njësi administrative. Veç faktit që s’më krijojnë kushte pune, por më pengohet hyrja në godinën e Bashkisë së Cërrikut. Unë jam përgjegjëse. Zyra duhet të ishte te godina e Bashkisë së Cërrikut, por me mua u hakmorën dhe më çuan te Njësia Vendore dhe tani s’më lënë të punoj. Si ta ushtroj punën, s’më lënë të protokolloj, biles atje s’kam as printer, e çoj te privati dhe me lekët e mia t’i bëj. Tani si t’ia bëj unë?! Policat sillen në mënyrë të keqe të mundshme, përgjegjësi Martin Bardhi më thotë ty s’të lë të futesh në bashki. I kërkoj urdhrin. S’më jep as urdhrin dhe as motivin. E kërkoj te drejtori im, por s’kam gjetur zgjidhje, as te kryetari” pohon punonjësja.
Ajo shton se ka shkuar për ta takuar kryetarin aktual. “Kryetari aktual quhet Florenc Doka. Florenci ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Cërrik, madje në kohën kur mua më hoqën në vitin 2024. Në atë kohë vetë sekretari, mirë që mua më hoqën nga puna, mbas një ankesë që unë kam bërë te Komisioneri i Shërbimit Civil, vetë sekretari ka ikur për abuzim me detyrën nga Shërbimi Civil. Unë u ankova se s’po më linin të punoja rehat, kur u ankova për vete, Shërbimi Civil bëri hetimet për vete dhe sekretari në atë kohë iku” shton Llaha.
Ajo thotë se, duke bërë hetime Shërbimi Civil e nxori sekretarin, pa status, pa konkurrim dhe e ka nxjerrë që të mos punojë në Shërbim Civil. “Pas ankesës sime ai u largua, thotë jam larguar me dëshirë, unë kërkoj origjinën e gjësë, në bashki s’ma jep asnjë dhe Shërbimi Civil më tha se e kemi çuar në bashki. Unë mendoj se është hakmarrje e tij, po s’del vetë por fut të tjerët” përfundon ajo.
Pas ankesës, punonjësja shkon te Bashkia e Cërrikut dhe në hyrje takon një policin e sigurisë. I thotë se dëshiron që të futet në bashki, teksa polici i bën me dije se te kryetari të mos shkojë. “Më thuaj ku do të shkosh? Te kryetari jo, shko vetëm te zyrat e informacionit” i thotë ai. Megjithë këtë këmbëngulje, punonjësja shkon me shumë vështirësi te drejtori i saj. Ai i thotë se s’ka asnjë informacion për këtë urdhër që Mimoza të mos hyjë në bashki. “E kanë ata të policisë, ata që rrinë atje poshtë” thotë drejtori, ndërsa punonjësja përgjigjet se si ka mundësi që ajo është me status dhe s’e lejojnë, teksa ai i përgjigjet se “këtë kërkoja kryetarit, jo mua, pasi policia varet direkt nga kryetari, nuk varet nga asnjë tjetër”.
Më pas i thotë drejtorit se do që të ndjekë shkresat, pasi mund të humbin. Ai i thotë se edhe atij i kanë ndodhur, që kanë nisur shkresë në ministri dhe s’i kanë shkuar, kanë humbur. Mimoza e pyet se çfarë do të bëhet me zyrën, nëse do të punojë atje apo te Bashkia e Cërrikut, ndërsa drejtori i thotë se “nuk e di fare”. Ajo i thotë se edhe ai e di se si e kanë hequr nga puna, si hakmarrje dhe tani po sillen po me hakmarrje, ndërsa drejtori i përgjigjet se “kur vendimet merren me gjaknxehtësi ka gabime”.
Ndërkohë, në momentin që del nga zyra e drejtorit, jashtë derës e priste polici bashkiak dhe i thotë të zbresë poshtë. Mimoza i bën me dije se do të ngjitet dhe të shkojë te protokolli, ndërsa ai i kërkon që të shkojë te informacioni dhe mos të ngjitet. Ajo i thotë nëse polici ka ndonjë urdhër që mos të ngjitet sipër, ai i përgjigjet se “kam urdhër”. Mimoza i kërkon se kush i jep urdhrat, ndërsa polici i përgjigjet se “ai që më komandon mua”. Punonjësja shkon te shefi i policëve që ruan bashkinë, duke i kërkuar urdhrin. Ai i përgjigjet se “nuk jam kryetar bashkie”. Shefi i thotë se kur të takojë kryetarin ta pyesë se përse nuk lejohet. Top Channel
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41