Flash News

E-TJERA

Iu gjetën dy shishe alkool, merret në pyetje Gaxhai: Ishte lëng boronice, e dua se vuaj nga veshkat

Iu gjetën dy shishe alkool, merret në pyetje Gaxhai: Ishte lëng

Kontrollet e befasishme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin kanë nxjerrë në pah raste të reja shkeljesh brenda qelive, ku janë sekuestruar telefona celularë dhe pije të dyshuara alkoolike.

Në fokus të komisionit të disiplinës ka qenë i dënuari me burgim të përjetshëm, Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, pasi gjatë verifikimeve në ambientet e tij janë gjetur dy shishe me lëngje që dyshohet të jenë verë dhe uiski.

Burime bëjnë me dije se Braka ka kundërshtuar pretendimet, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për alkool, por për lëng boronice që e konsumon për shkak të problemeve me veshkat.

Për të përcaktuar përmbajtjen reale të shisheve, ato janë dërguar për ekspertim laboratorik, ndërsa hetimet po ndiqen nga strukturat e kontrollit të burgjeve.

Të fundit