Flash News

E-TJERA

Izraeli godet flotiljen me ndihma për Gazën, në bord edhe një aktivist shqiptar

Izraeli godet flotiljen me ndihma për Gazën, në bord edhe

Baki Goxhaj ndodhej flotiljen e anijeve ‘Global Sumud’, një mision humanitar ndërkombëtar që po përpiqet të çajë bllokadën e vendosur nga Izraeli në Gaza, Palestinë, e cila u mor rrëmbye nga forcat izraelite.

Sipas organizatorëve të flotiljes, Izraeli ka ndaluar 10 nga anijet e tyre dhe se ishte humbur kontakti me gjithsej 23 mjete lundruese në Mesdheun lindor.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se është duke kontaktuar me autoritetet izraelite për të mësuar detaje mbi çështjen.

“Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare”, i tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Alteo Hysi, BIRN-it.

Ministria shprehet se do ta ndjekë rastin nga afër dhe do të japë detaje për Goxhajn.

“Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren”, thuhet në reagim.

Të fundit