Flash News

E-TJERA

Izraeli në luftë! Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët

Izraeli në luftë! Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion të qytetarëve numrat e kontaktit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:

̈̈̈:‼️ Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Izrael.

*̈ ̈ ̈ ̈ *

➡️ Aeroporti ndërkombëtar ‘Ben Gurion’

(https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

➡️ Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.WhatsApp:

+972 54-904-2813 ose

në adresën e : [email protected]

➡️ Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command

https://www.oref.org.il/en

Të fundit