Flash News

E-TJERA

Izraeli nis deportimin e aktivistëve, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj

Izraeli nis deportimin e aktivistëve, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj

Izraeli ka filluar deportimin e qindra aktivistëve që ishin pjesë në një flotilje “Sumud” në Gaza, që u përpoq të thyente bllokadën detare të territorit.

Mes aktivistëve që do të lirohen është edhe shqiptari Baki Goxhaj, i cili u kap nga forcat izraelite si pjesë e misionit humanitar për të dërguar ndihma në Gaza.

Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga territori i Izraelit, së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar nga autoritetet izraelite. Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore, ndërsa destinacioni i mundshëm raportohet të jetë Turqia.

Të fundit