Flash News

E-TJERA

Izraeli: Vramë ministrin palestinez në sulmin në Gaza

Izraeli: Vramë ministrin palestinez në sulmin në Gaza

Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë ministrin palestinez të Ekonomisë, Juad Abu Smallah dhe një anëtar tjetër të lartë të Byrosë Politike të Hamasit në sulmet me dron në Rripin e Gazës mbrëmë.në një sulm ajror.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, pretendoi sot se është vrarë gjatë sulmeve të natës së mbrëmshme Ministri i Ekonomisë të Hamasit, Jawad Abu Shamala


I dyti, Zakariya Ebu Moammar, ishte kreu i grupit terrorist, thotë IDF. Nga ana tjetër, rreth 900 izraelitë kanë humbur jetën deri më tani, si dhe mbi një mijë njerëz, përfshirë militantët e Hamasit, janë vrarë në kundërsulmin e Izraelit.


Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se sirenat po bien në të gjithë vendin duke përfshirë qytetin jugor të Beersheba dhe Tel Aviv. Izraeli i bie sirenave për të paralajmëruar qytetarët e tij që të strehohen në bunkerë për të qëndruar të sigurt nga raketat që vijnë nga terroristët e Hamasit.


Më herët gjatë ditës së sotme, kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënësi i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, theksoi se ushtria ka rivendosur me sukses kontrollin e plotë mbi kufirin e Gazës. Kjo pason aktin e terroristëve të Hamasit duke shpërthyer pjesë të gardhit kufitar gjatë sulmit që ndodhi të shtunën.

Të fundit