Flash News

E-TJERA

Ja kush janë personat e arrestuar pas sherrit tek Kepi i Rodonit

Ja kush janë personat e arrestuar pas sherrit tek Kepi i Rodonit

Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me 4 banorët e fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit.

Duke u hequr si përfaqësues të Kishës kanë nisur rrethimin e pronës, por janë përballur me rezistencën e banorëve, të cilët pretendojnë se kanë pronësinë.

Por përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për News24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

Tetë personat e arrestuar janë:

Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri

Konflikti

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Sipas News24, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Të fundit