Flash News

E-TJERA

“Jam me Covid”, shtyhet seanca për Laert Haxhinë

“Jam me Covid”, shtyhet seanca për Laert Haxhinë

Gjyqi ndaj Laert Haxhisë është shtyrë më 19 tetor. Shkak u bë mungesa e dëshmitarit të fundit Arsen Gjuti.

Autori i dyshuar i Masakrës së Lushnjes refuzoi të merrte pjesën në seancën e mbajtur sot. Fillimisht Haxhia ka pretenduar se është i sëmurë me Covid dhe më pas ka refuzuar takimi me agjentin.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga policia, për shkak të kërcënimeve, është paraqitur në seancën kundër Haxhiut.

Nga ana tjetër, avokati ka refuzuar të vijojë mbrojtjen me argumentin se është zgjedhur nga familjarët dhe jo nga Haxhia.

Të fundit