Flash News

E-TJERA

"Jam me kancer", demokratja sfidon sëmundjen dhe voton për kreun e PD: Dilni o popull të përmbysim këtë regjim!

"Jam me kancer", demokratja sfidon sëmundjen dhe voton për
Një grua e moshuar ka emocionuar me mesazhin e saj gjatë pjesëmarrjes në votimet për kreun e Partia Demokratike, teksa tregoi se po përballet me një sëmundje të rëndë.

Mes lotësh dhe emocionesh, ajo rrëfeu se vuan nga kanceri, por pavarësisht gjendjes së vështirë shëndetësore kishte vendosur të dilte për të votuar.

E moshuara u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë dhe të marrin pjesë në votime, duke e shoqëruar apelin e saj me kritika të forta ndaj qeverisë dhe mbështetje për Sali Berisha.

“Kam dalë të votoj sepse dua ndryshim. Fëmijët po na humbin, njerëzit po vuajnë dhe Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit. Jam e sëmurë rëndë, me kancer në disa organe, por prapë erdha sot këtu. U bëj thirrje të gjithëve të mos heshtin dhe të mos kenë frikë”, u shpreh ajo.

Në fund, ajo tha se ka mbetur besnike e Partisë Demokratike që prej viteve ’90 dhe e konsideron Berishën si figurën që mund të sjellë ndryshim për opozitën dhe vendin.

Të fundit