Flash News

E-TJERA

“Je në gjak me mua”, kërcënohet gazetarja në Vlorë; Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Dënojmë denigrimin

“Je në gjak me mua”, kërcënohet gazetarja në

Gazetarja Afrovita Hysaj u linçua dhe kërcënua nga drejtuesi i televizioni “6+1” në Vlorë, për rastin e pë*dhunimit të një vajze 26-vjeçare. Hysaj kallëzoi në polici pronarit e televizionit i cili e kishte kanosur nëpërmjet mesazheve kërcënuese në telefon.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë A. D., 57 vjeç, i cili kërcënoi Hysajn duke i thënë: “Je në gjak me mua”.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë e cila shpreh shqetësimin për denigrimin e Afrovita Hysajt. Shoqata dënon aktin e rëndë dhe kërkon që AMA të solidarizohet me gazetaren dhe të detyrojë median të reflektojë publikisht për rastin në fjalë.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin dhe tronditjen e thellë për deningrimin ndaj gazetares Afrovita Hysaj nga televizioni 6+1 Vlora në një publikim në faqen online të kësaj mediaje. Denigrimi publik i një gazetareje për shkak të raportimit të një ngjarje të ndodhur në Vlorë është një precedent shumë i rëndë për median në Shqipëri e që shkel cdo kod të profesionit, të etikës jo vetëm të gazetarisë por edhe të komunikimit publik.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë e dënon këtë akt të rëndë dhe duke u bashkuar me reagimet solidarizuese të cdo kolegu, kërkon nga AMA dhe cdo organizatë tjetër që merret me kodin e etikës, gazetarinë dhe të drejtat e njeriut në vecanti, që të solidarizohen me kolegen Afrovita Hysaj dhe të detyrojë median në fjalë të reflektojë publikisht për sjelljen e padenjë ndaj gazetares. Modele të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë e as misionin e medias!”, deklaron shoqata.

Hysaj u sulmua nga televizioni në Vlorë pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë, morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia. Autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit lokal “6+1 Vlora TV”. Kjo ka sjellë edhe kërcënimin e gazetares nga pronari i televizionit.

Të fundit