Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, mesazhi ‘i fshehtë’ që dha pas largimit

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës,

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga posti. Mësohet se Qendro, është larguar nga zyra duke u shprehur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Gjatë largimit, Qendro ka dhënë edhe një mesazh të koduar. “Mbusha disa gropa në Vlorë, jo vetëm në rrugë, por edhe shumë gropa të tjera,” është shprehur nënkryetari i bashkisë Vlorë. Qendro ka deklaruar se do të shkëputet nga përgjegjësitë në bashkinë e Vlorës dhe do të angazhohet në funksione partiake në Tiranë.

Një ditë më parë, pas përfundimit të mbledhjes së Partisë Socialiste në Vlorë, u bë edhe prezantimi i Arben Ahmetajt si drejtues politik në këtë qark. Ahmetaj u prezantua nga ish-drejtuesi politik i Vlorës Damian Gjiknuri, i cili mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste për mandatin e tretë.

 

Të fundit