Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i AMP-së në Tiranë, Franc Ndoja

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i AMP-së në Tiranë, Franc

Drejtori i AMP-së së Tiranës, Franc Ndoja ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Largimi i Ndojës vjen menjëherë pas ndryshimit në drejtimin e AMP-së dhe emërimit të Klevis Qoses në krye të këtij institucioni.

Kjo nuk është e vetmja dorëheqje në radhët e policisë. Shefi i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka dorëzuar dorëheqjen me postë, ndërsa paralelisht është komanduar drejtuesi i ri i policisë së kryeqytetit.

Oliger Torba është komanduar në krye të Policisë së Tiranës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për drejtimin e institucionit.

Elton Alushi mori detyrën si drejtor i Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një gare të zhvilluar për herë të parë sipas parashikimeve të ligjit për Policinë e Shtetit.

Ai qëndroi në krye të drejtorisë më të madhe policore në vend për rreth një vit e gjysmë.

Të fundit