Flash News

E-TJERA

"Ka bërë çdo gjë për mua", Asani: Pagesën që marr i'a nis babait

 "Ka bërë çdo gjë për mua", Asani:

Ylli i kombetarës, Jasir Asani ka folur për fillimet e tij në futboll dhe kontributin që ka në familjen e tij.

Në një intervistë për “Më Lër të Flas”, tregoi se pagën që merr ia nis të atit pasi ai ka bërë çdo gjë për të.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një ekip profesionist. Dhe babai ka bërë gjithçka për këtë. Unë kam një motër dhe një vëlla, por jetojmë bashkë 17-18 veta.

Babi më ka thënë mos u dorëzo kurrë. Çdo gjë e bëj për familjen. Edhe pagesën që marr ia nisi të gjitha babait se ai ka bërë çdo gjë.

Që në moshën 6-vjeçare kam nisur të luaj, sepse edhe babai im lunate me Maqedoninë. E ka pasur shumë qejf futbollin dhe ka qenë mbrojtës i djathtë. Pra nga babi e kam trashëguar pasionin për futbollin.

Ka qenë shumë e vështirë të ndiqja ëndrrën se vetëm babai punonte në familje dhe në Maqedoni rrogat nuk ishin të larta që të plotësonte dëshirat e të gjithëve,” ka thënë Asani.

I pyetur rreth çështjes së famës, Asani tha: “Është mirë të jesh i famshëm, por ndonjëherë është edhe më mirë të jesh privat. Privatësia më pëlqen më shumë.”

Momentalisht Jasiri luan në Korenë e Jugut, por tregoi se ka marrë disa oferta shumë të mira.

“Ka 6-7 ekipe që më kërkojnë në Europë. Në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Arabi,” tha ai.

 

Të fundit