
Flash News
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
Analiza/ Rama një Noriegë 2.0? Si Yuri Kim dhe Departamenti i Shtetit po mbështesin PS dhe minojnë opozitën
Nga Albert Marko
Makina e politikës së jashtme Biden-Blinken po përballet me sfida të shumta dhe me humbje të interesave të SHBA. Nëse kjo nuk duhet parë dhe kthyer në favor të interesave globale të SHBA, atëherë çfarë?
Jemi në një kohë ku SHBA është superfuqia e vetme, me pothuajse zero konkurrencë për projeksionin e fuqisë globale. Kjo ka lejuar që mendjemadhësia të kalojë nëpër departamente të ndryshme qeveritare si një kancer agresiv, por institucioni që bie më shumë në sy është Departamenti i Shtetit.
Disa vite më parë, unë u ftova të vizitoja një vend anëtar të BE-së, dhe fillova të diskutoja mekanizmin e vendimeve të politikës së jashtme të SHBA-së, kundrejt mënyrës se si evropianët e perceptojnë atë. Tronditja i kaploi kur e përshkrova Departamentin e Shtetit të SHBA-së si asgjë më shumë se një shërbim postar i glorifikuar, i cili pak kishte të bënte me procesin aktual të vendimmarrjes së administratave të Shtëpisë së Bardhë. Kanalet e vërteta diplomatike rrjedhin përmes Pentagonit.
Ky informacion u prit me mosbesim absolut sepse i gjithë mekanizmi evropian për vendimmarrje në arenën e punëve të jashtme bazohet literalisht te trupa diplomatike që jep informacione sipas zinxhirit komandues dhe kontrollon dorën e udhëheqjes në formulimin e përgjigjeve. Kjo funksionon vetëm kur nuk ka asnjë komponent ushtarak, i cili më shumë se kurrë, është një faktor kyç përcaktues se si SHBA, Rusia dhe Kina e përdorin vullnetin e tyre mbi aleatët dhe kundërshtarët.
Ky realitet është vënë në pah kohët e fundit pasi administrata Biden i ka dhënë Blinken-it dhe Departamentit të Shtetit autonomi relative dhe dorë të lirë për t'u përfshirë në çështjet globale, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes është sterilizuar nga emërimet e dobëta të Biden. Kjo është edhe më problematike kur merret parasysh se shumica e shërbimit të jashtëm të Departamentit të Shtetit është shumë liberal, jo objektiv, shto këtu faktin që vetë shërbimet e inteligjencës së SHBA-së nuk ndajnë informacion me Departamentin e Shtetit. Nuk ka besim ndër ta me kaq shumë operativë në terren të shfokusuar dhe ideologjikisht të njëanshëm që sillen vërdallë duke luajtur rolin e primadonës para homologëve të tyre.
Në lidhje me Kinën, Bush urdhëroi Marinën të merrte rolin e sistemit diplomatik në rajonin "Azi-Paqësor". Ky është një kanal diplomatik krejtësisht i ndarë dhe paralel nga Departamenti i Shtetit. Disa në Departamentin e Shtetit mund të mendojnë se janë të rëndësishme, por realiteti është se sot ata janë thjesht ceremonialë. Pavarësisht se sa përpiqet Blinken, ai nuk flet në emër të administratës së Bidenit në çështjet globale dhe askush nuk e pyet shumë, gjë që është problem pasi ai ka vijuar në një kurs të interesave personale.
Se sa keq është situata, mund të shihet në gabimet e rënda të Blinken, të cilat çojnë në humbjen e interesave të SHBA-së për një gjeneratë, inkurajimin e bashkëpunimit kino-rus, mosbesimin nga aleatët tanë evropianë në misionet e ardhshme pas Afganistanit, ndërhyrjen në politikën e brendshme të anëtarëve të NATO-s, si Shqipëria, dhe më shumë retorikë nga vendet aziatike për të kërkuar marrëveshje të reja tregtare pa kontributin e SHBA.
Ne të gjithë pamë, në kohë reale, imazhet e tmerrshme dhe llogaritjet e gabuara nga administrata e Bidenit në Afganistan, të cilat çuan në vdekjen e marinsave amerikanë, marrjen nën kontroll të vendit dhe braktisjen e aleatëve tanë që rrezikuan jetën e trupave të tyre për misionin tonë. Por çfarë duket në horizont që njerëzit nuk po i kushtojnë vërtet vëmendje?
Sa për fillim, Lindja e Mesme. Pavarësisht të gjitha gabimeve të Trumpit, punët e tij të jashtme/Departamenti i Mbrojtjes në gjysmën e parë të administratës së tij ishin shumë, shumë të fortë. Tillerson dhe Pompeo u ngarkuan të tkurrnin Departamentin e Shtetit, ndërsa Mattis respektonte Rusinë dhe Kinën. Aq shumë, sa Xi Jinping e bëri të nevojshme të qarkullonte foto të tij me Mattisin për t'i treguar rajonit se ai ishte i fortë sepse Mattis ishte "miku i tij". Kjo thjesht nuk ekziston më me emërimin e Austin nga Biden dhe për shkak të mungesës së respektit, shpërthimet në Lindjen e Mesme janë rritur,që nga Huthët që sulmuan Arabinë Saudite (pasi Biden i hoqi ata nga lista e terrorizmit) deri te Irani që lëshoi raketa në Kurdistan. Pas Afganistanit dhe mungesës së përgjigjes pas sulmeve ndaj aleatëve, pse rusët, iranianët dhe kinezët nuk do të ndiheshin të guximshëm?
Duke iu kthyer marrëdhënieve tona të vazhdueshme me NATO-n, vendet më pro amerikane në Europë janë Polonia dhe Shqipëria. Në lidhje me Poloninë, administrata e komplimentoi rritjen e saj si një partner solid dhe udhëheqës i mbrojtjes në Evropë. Sot, Sekretari ynë i Shtetit vazhdon njëanshmërinë e tij pro frankofile duke ulur Poloninë në stol, ndërsa përkëdhel Parisin, i cili pa asnjë dyshim shikon interesat e veta dhe jo të NATO-s.
Ndërsa shumë kanë dëgjuar për Shqipërinë vetëm nga lufta e Kosovës ose përshkrimet e elementëve të saj kriminalë në filma, Shqipëria është një aleate e vendosur e SHBA-së. Ata kanë dërguar trupa në Irak dhe Afganistan së bashku me pranimin e refugjatëve me kërkesë të SHBA. Kjo dinamikë nuk do të ndryshojë, megjithatë, veprimet e fundit nga konja e Blinken, ambasadorja Yuri Kim, kanë qenë aq të dëmshme dhe destabilizuese për perceptimin e Amerikës, sa nuk mund ta kuptoj se si mund të qëndrojë secili syresh në punë në Departamentin e Shtetit.
Blinken, pa diskutim, ka punuar në mënyrë autonome nga administrata e Bidenit në këtë zonë të botës, duke mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste, ndërkohë që minon në mënyrë aktive partinë opozitare, që nga kërcënimi i mbështetësve dhe duke shkuar te hapa të tillë amatorë, si sondazhet false për të larguar mbështetjen nga Berisha.
Kjo është shumë shqetësuese për shumë arsye. Së pari, nuk është një demokraci e shëndetshme të kesh një sistem njëpartiak. Opozita duhet për kontrolle dhe balanca, unë kam qenë gjithmonë një ithtar shumë i madh për një gjë të tillë. Heqja e kësaj kundërpeshe do t’I hapë rrrugë vetëm korrupsionit dhe korrupsioni me të vërtetë është rritur atje, edhe përballë fushatës amerikaneanti-korrupsion.
Së dyti, Blinken e kishte etiketuar ish-kryeministrin Sali Berisha si persona "non grata" bazuar në akuzat për korrupsion, të cilat nuk iu treguan asnjëherë anëtarëve të Kongresit apo u publikuan, dhe më pas vazhdoi me politikën e tokës së djegur kundrejt mbështetësve të tij. Kini parasysh, Berisha ishte instrumental në nxjerrjen e Shqipërisë nga komunizmi, kështu që llogaritjet e gabuara nga analistët e Departamentit të Shtetit se ai do të avullonte ishin amatore. Shqiptarët e zakonshëm janë bërë shumë më të zëshëm kundër një ambasadori të SHBA-së nga sa kam parë ndonjëherë. Ky nuk është një imazh që i duhet SHBA-së tani.
E gjithë kjo kishte për qëllim të forconte Edi Ramën dhe partinë e tij Socialiste, të cilët prej vitesh kanë qenë të mbushur me akuza për trafik narkotikësh. Jo më pak se pesë ministra, njëri prej të cilëve një mik I ngushtë, dhe javën e shkuar një mbështetës I partisë dhe njeri i botës së shoëbiz-it (bëhet fjalë për Elsa Lilën-shënim i Politiko) janë arrestuar. Greqia, Italia, Spanja, Gjermania dhe vende të tjera i janë lutur Shqipërisë për më shumë bashkëpunim, ndërsa SHBA-të kryesisht e injorojnë situatën.
E gjithë kjo situatë, dhe Departamenti ynë i Shtetit të SHBA-së duhet ende të ndalojë dhe të pyesë veten nëse kanë një Manuel Noriega 2.0 në duart e tyre? Ku do ta pyesin zyrtarët e Bidenit Blinkenin se çfarë po ndodh? Ku janë komisionet e punëve të Jashtme të Dhomës dhe Senatit që nuk i bëjnë disa puetje Yuri Kim? Shpresojmë që pas zgjedhjeve të mesmandatit, të ketë seanca dëgjimore jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë veprimet e Departamentit të Shtetit Blinken nga Afganistani në Lindjen e Mesme për të mbajtur përgjegjës njerëzit që rrezikojnë interesat e SHBA.
*Informacionet kryesore historike mbi diplomacinë amerikane dhe globale u dhanë nga Harald Malmgren
Të fundit


Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52