Flash News

E-TJERA

"Ka rritje të konvertimeve në katolicizëm", Ilda Mara: Shqiptarët po kthehen te feja e të parëve

"Ka rritje të konvertimeve në katolicizëm", Ilda Mara:
Studiuesja Ilda Mara ka folur për një fenomen që sipas saj po bëhet gjithnjë e më i dukshëm mes shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, rikthimi te krishterimi dhe konvertimet drejt katolicizmit.

E ftuar në emisionin “Pasvon” i drejtuar nga Alfred Lela, Mara tha se vitet e fundit ka pasur raste konkrete shqiptarësh që janë pagëzuar në moshë madhore, pasi kanë jetuar për vite të tëra në vendet perëndimore dhe janë afruar me kulturën e krishterë europiane.

Kam dy miq nga Kosova që jetojnë në Francë, të cilët në moshë mbi 50-vjeçare u pagëzuan dhe vendosën të rikthehen te feja e të parëve të tyre”, tregoi ajo.

Sipas Marës, ky fenomen nuk kufizohet vetëm në Kosovë apo Shqipëri, por është pjesë e një prirjeje më të gjerë europiane, sidomos në Francë, ku sipas saj mediat raportojnë për një rritje të ndjeshme të pagëzimeve dhe konvertimeve në katolicizëm.

Ajo komentoi edhe lëvizjen e njohur në Deçan për “rikthimin te feja e të parëve”, duke thënë se ideja nuk është e re dhe lidhet me një frymë më të hershme identitare në Kosovë.

Kjo lëvizje i ka origjinat që nga koha e Ibrahim Rugovës. Është ajo dëshira e disa shqiptarëve për t’u identifikuar me Europën dhe me rrënjët e tyre të krishtera”, tha Mara.

 

Të fundit