Flash News

E-TJERA

“Kam parë babanë të ma vrasin para syve”, Artan Tafani tregon si nisi ‘saga’ e vrasjeve

“Kam parë babanë të ma vrasin para syve”, Artan

 

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se si nisi saga e vrasjeve të cilat e bënë pjesë të bandës së Laert Haxhiut.

“Kam parë babanë të ma vrasin para syve në Lushnjë dhe u betova se do të marr hak”, ka thënë Tafani.

Ai ka treguar se ka kontaktuar me Laert Haxhiun për t’u bërë partnerë në krim pasi donte të merrte hak për vrasjen e të atit. Tafani bashkëpunoi me Laert Haxhinë për të vrarë cilindo që prej tij cilësohej si kundërshtar nga Çajup Selimi, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.

Përpos kësaj, Tafani ka treguar se në kohën kur ishin shpallur në kërkim nga policia, ata lëviznin lirisht në Tiranë.

Mes të tjerash Tafani ka treguar dhe banesat e marra me qira ku grupi qëndronte në Tiranë në zonën e Astirit dhe në qendër te Pazari i Ri.

Të fundit