Flash News

E-TJERA

“Kam parë tmerr me sy”, i riu tregon përvojën e tij me gomone drejt Anglisë

“Kam parë tmerr me sy”, i riu tregon përvojën e tij

Andi Allushi , një i ri nga Tirana ka rrëfyer përvojën e tij për t’u larguar drejt Britanisë së Madhe ilegalisht me gomone.

Në një lidhje në Skype me emisionin “Opinion”, ai tregoi se kishte paguar 3500 paund dhe se ka bërë 5 orë rrugë me gomone. Ai tregoi se pagesa e udhëtimit iu bëhet sekserëve në momentin që kalohen ujërat detare të Francës.

“Të them të drejtën kam shpresë, por me gomone jo është shumë e vështirë. Kam parë tmerr me familjarë me fëmijë të vegjël. Kam parë nënë me foshnje, nuk i kishte 1 vjeç fëmija. 8 orë, ka pasur raste ka shkuar edhe nga 12 deri në 13 orë. Kishte lloj-lloj kombësie, afganë, arabë, iranianë, irakenë”, tha i riu.

 

Të fundit