Flash News

E-TJERA

"Kam të drejtën time...”/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, çfarë deklaroi Bozo

"Kam të drejtën time...”/ Përplasi për vdekje

“Jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time. Isha me 10 km në orë.”, kështu eshttë shprehur producenti Petri Bozdo pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Sipas një dëshmitari nga vendngjarja, Bozdo pretendonte se po lëvizte me shpejtësi shumë të ulët në momentin e përplasjes fatale.

“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; ‘Jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time’”, deklaroi dëshmitari.

Sipas banorëve, segmenti rrugor ku ndodhi ngjarja konsiderohet problematik dhe i rrezikshëm për këmbësorët, ndërsa në zonë kanë ndodhur edhe aksidente të tjera më herët.

Lexo edhe:
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
Makina përplasi për vdekje 7-vjeçarin, dëshmia tronditëse e banorëve: Ambulanca u vonua


Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit të rëndë.

Të fundit