Flash News

E-TJERA

Kamioni përplas makinën në aksin Elbasan–Peqin, tre të plagosur

Kamioni përplas makinën në aksin Elbasan–Peqin, tre të
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke shkaktuar të plagosur tre persona. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. 

Të fundit