Flash News

E-TJERA

Kampet e refugjatëve në Shqipëri, Roma qetëson situatën: Nuk ka tensione me Tiranën

Kampet e refugjatëve në Shqipëri, Roma qetëson

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e migracionit është rikthyer në qendër të debatit pas deklaratave të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha për të ardhmen e saj, shkruan "Corriere della Sera".

Duke folur për Euractiv, Hoxha u shpreh se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte një zgjatje të marrëveshjes përtej vitit 2030.

“Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë rinovim. Dhe gjithsesi nuk do të ketë rinovim sepse do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian.”

Këto deklarata u interpretuan si sinjal se marrëveshja nuk do të rinovohet pas përfundimit të saj në vitin 2028, duke nxitur debat politik dhe paqartësi.

Pas reagimeve, kryeministri Edi Rama ndërhyri për të sqaruar situatën, duke theksuar se deklarata ishte interpretuar gabim. “Protokolli me Italinë është bërë për të qëndruar, për sa kohë që Italia e dëshiron”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i fortë dhe nuk ka pasur sinjale për tensione. “Nuk më ka thënë asgjë, por ka bashkëpunim të madh”, ka deklaruar Tajani.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2023 nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama ka krijuar dy qendra pritjeje për migrantët në territorin shqiptar, por projekti është përballur me sfida ligjore dhe gjyqësore në Itali, duke kufizuar funksionimin e tij fillestar.

Aktualisht, qendrat janë përdorur edhe si struktura për persona të ndaluar për dëbim nga Italia, ndërsa pritet një sqarim përfundimtar nga Gjykata e BE-së mbi kuadrin ligjor të tyre.

Të fundit