Flash News

E-TJERA

Kandidati i Trump drejt postit të ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në senat

Kandidati i Trump drejt postit të ambasadorit në Shqipëri, Eric

Eric Wendt, kandidati i propozuar nga Donald Trump për postin e ambasadorit të ri të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pritet të dalë nesër në një seancë dëgjimore përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan.

Emri i Wendt u bë publik më 13 prill, kur Presidenti Trump zyrtarizoi propozimin e tij për të përfaqësuar SHBA-në në Tiranë. Ish-ushtaraku amerikan vjen me një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, pas më shumë se tre dekadash shërbim në ushtrinë amerikane dhe strukturat e NATO-s.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur poste të rëndësishme ushtarake, përfshirë drejtimin e Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, ndërsa ka shërbyer edhe në misione strategjike në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Të fundit