Flash News

E-TJERA

"Kanë fytyrë ta mbrojnë akoma", analisti: Balluku i merrte vendimet me WhatsApp

"Kanë fytyrë ta mbrojnë akoma", analisti: Balluku i

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i merrte vendimet me whatsapp.
I ftuar në News24, ai theksoi se 50 mln euro u zhdukën dhe askush nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama gjithashtu duhet të japë një sqarim për këtë.

“Vetëm ti lexosh ato që shkuan dhe se si i merr vendimet me whatsapp edhe çfarë respekti ka për institucionin dhe njerëzit, mjafton. Ka një fakt flagrant që duhet të sqarojë Rama. Janë 50 mln euro që i janë dikujt që nuk e dimë, me firmën e Ballukut ndoshta me një tender krejtësisht korruptiv.

Nëse SPAK nuk i jep akuza kjo nuk do të thotë se është e pafajshme, ky është problem për SPAK. A keni ndonjë ide se si ikën 50 mln euro? Si ikën. Është bërë një tender e ka fituar Gjoka, anulohet nga Belinda dhe Rama ky tender dhe shkon 180 mln dhe këtë e bën Gjoka prapë. Tani këto 50 mln nuk ju shqetësojnë ju farë? Ndaj është edhe regjim, siç edhe e them”, tha ai.

Të fundit