Flash News

E-TJERA

Kaos në Kuvend/ Deputetët e PD i bien tavolinave e bilibilave, PS mbyll seancën

Kaos në Kuvend/ Deputetët e PD i bien tavolinave e bilibilave, PS

Kuvendi është përfshirë nga kaosi. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla propozoi mbylljen e seancës plenare dhe menjëherë kryeparlamentarja iu drejtua ministrave për të lexuar projektligjet që më pas u miratuan sikurse të enjten e kaluar, me votat e PS-së.

Mbyllja e seancës është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. Këta të fundit nisën t'u binin tavolinave. Deputetja Flutura Açka ngriti një letër me mesazhin: Dil nga vrima Rama.

Kaos në Kuvend/ Deputetët e PD i bien tavolinave e bilibilave, PS

Ndërsa deputeti Bledion Nallbati përdori një bilbil për të tërhequr vëmendjen e shumicës socialiste, e cila vazhdoi me rendin e ditës për të mbyllur me shpejtësi seancën.

Kaos në Kuvend/ Deputetët e PD i bien tavolinave e bilibilave, PS

Kryetarja e Kuvendit përjashtoi nga Kuvendi deputetin Gazment Bardhi, i cili u përpoq ta ndalonte atë të vijonte me zhvillimin e seancës.

Opozita kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama që të japë shpjegime për lidhjet e tij me McGonigal. Ndërsa socialistët synojnë sërish ta mbyllin me shpejtësi seancën.

Të fundit