Flash News

E-TJERA

Kaos në shkollën “Asllan Keta”/ Banka të thyera e mure të dëmtuara, kamerat nxjerrin zbuluar autorët

Kaos në shkollën “Asllan Keta”/ Banka të thyera e

Një akt i rëndë vandalizmi është regjistruar në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar Shkolla e Mesme e Bashkuar “Asllan Keta” në Bulqizë, ku gjatë natës është shkatërruar një nga klasat e shkollës.

Ngjarja u zbulua mëngjesin e sotëm nga stafi pedagogjik dhe nxënësit, të cilët u përballën me pamje tronditëse: banka dhe karrige të dëmtuara, materiale mësimore të shpërndara në dysheme dhe dëmtime të shumta në muret e klasës.

Sipas TCH, ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, në momentin kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë paraqitur për të nisur procesin mësimor.

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, drejtoria ka njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.

Nga verifikimet paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se në ambientet e shkollës janë futur disa fëmijë, aktualisht nxënës të kësaj shkolle.

Ata dyshohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore. Pamjet filmike janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe po analizohen për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësit konkretë.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar disa nxënës dhe prindër të tyre për t’i marrë në pyetje lidhur me këtë akt vandalizmi.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po punohet për të kuptuar motivet e kësaj ngjarjeje, si dhe nëse kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Të fundit