Flash News

E-TJERA

“Kathimerini” citon Berishën: Pas burgosjes së Belerit qëndron Rama, skandaloze lëvizjet e policëve

“Kathimerini” citon Berishën: Pas burgosjes së Belerit

Gazeta greke Kathimerini ka risjellë në vëmendje rastin e Fredi Belerit duke cituar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha.

Kathimerini shkruan se çështja e Fredi Belerit po ndez tensione në skenën e brendshme politike.

Berisha tha se arrestimi i Belerit dhe gjykimi i mëpasshëm u inskenua nga policia dhe Prokuroria Speciale. Përveç kësaj, Berisha la të kuptohej se pas çështjes qëndronte Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe se kjo “na çoi në një konfrontim me fqinjët tanë” – referencë për përkeqësimin e mprehtë të marrëdhënieve greko-shqiptare pas burgosjes dhe ndalimit të Belerit në ushtrimin e të drejtës së tij për të bërë betimin si kryetar bashkie para se të gjykohej, shkruan Kathimerini.

Në një intervistë në Syri TV ndër të tjera Berisha tha se personi i përdorur nga policia në rastin e korrupsionit ndaj Belerit është paguar 700 mijë lekë (rreth 7000 euro) nga fondet speciale të policisë sekrete.

“Ky person quhet Arsen Rama”, tha Berisha, duke i cilësuar si “skandaloze” lëvizjet e policëve shqiptarë.

Ai tha se drejtori i policisë së Vlorës dhe kreu i Departamentit të Hetimit Kriminal në Policinë Shqiptare kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe qarkoren e Ministrisë së Brendshme për menaxhimin e fondeve sekrete.

Berisha tha se kjo parregullsi e bën të pavlefshme dëshminë e Arsen Ramës në gjykatë.

Ndërkohë, Gjykata Speciale në Tiranë, ku Beleri është në proces gjyqësor që prej 12 tetorit, nuk ka marrë ende një vendim për thelbin e çështjes. Megjithatë, është tipike për qëndrimin e përgjithshëm të gjykatës që më parë ka hedhur poshtë një sërë kërkesash të avokatit të Belerit.

Greqia ka shprehur vullnetin për të bllokuar disa nga fondet e para-anëtarësimit të BE-së për Shqipërinë muajin e ardhshëm, ndërkohë që nuk mungojnë sugjerimet ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për masa të ashpra edhe në nivel dypalësh.

Të fundit