Flash News

E-TJERA

Kazino në derën e shtëpisë, ish-zv.ministrja nxjerr foton: Më vjen turp! Është dënimi epik për 'besimtarin naiv'

Kazino në derën e shtëpisë, ish-zv.ministrja nxjerr foton:

Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka risjellë në vëmendje lojërat e fatit, për të cilat qeveria dikur bëri betejë me paligjshmërinë dhe sot po i çon drejt rihapjes.

Në një postin në Faceboook, Beiqraj ka postuar foton e një kazinoje poshtë një hoteli i klasifikuar me “pesë yje”, vendosur mes një rrugice të ngushtë. Beqiraj rikujton se sa me fanatizëm dikur mbrojti në Komisionet Parlamentare ligjin e lojërave të fatit.

Beiqraj shkruan se si një ish-zv.ministre ndjehet me turp që i besoi dikur zhdukjes së kazinove, për t’ia rikthyer sot pranë shtëpisë së saj.

Postimi i Beqirajt:

Mua më vjen turp! Nuk di a turpërohet Lideri!

Kjo është një rrugicë e ngushtë pranë shtëpisë time. Pa parkim, mes pallatesh edhe disa shtëpive private, ku është e pamundur të kalojnë njëkohësisht edhe makina edhe këmbësori. Njëri duhet të ndalojë që të kalojë tjetri. Aty, gjendet nje hotel i vogël, që paskërka marrë klasifikimin me 5 yje edhe bashke me të licencën e kazinosë, përvec lehtësive fiskale. Klasifikimi i këtij hoteli si hotel me 5 yje, pa frikë mund të hyjë në rekordet botërore të talljes me standartet.

Ligji i lojrave të fatit të cilin e mbroja në 2015 derë më derë komisioneve parlamentare, në debate të forta me mosbesuesit sot është shkërmoqur si kështjellë rëre, është grisur copash në hyrjen e kësaj kazinoje.

Cilat ishin qëllimet e përbashkëta të skuadrës? Kush ka ngrenë kësaj radhe "dardha e mollë" pas kurrizit të Liderit, e ka ngritur kazino në një vrimë me "pesë yje"në qendër të Tiranës?

Kush janë pelivanet, në këtë rast gra nga ato të pakorruptueshmet, që më bëjnë të skuqem deri tek veshët, sa herë kaloj para kësaj pamje, që tallet me besimin tim, sa herë e shoh?

Kjo kazino në derën e shtëpisë, është dënimi më epik që mund të marrë një "besimtar naiv".

si puna ime .

Mua më vjen turp! Nuk di a turpërohet Lideri!

Të fundit