Flash News

E-TJERA

Kepi: Malltezi është nip i familjes Begeja pastaj dhëndër i Berishës

Kepi: Malltezi është nip i familjes Begeja pastaj dhëndër i

 

Gazetarja Alba Kepi u shpreh se e indinjuar për mënyrën se si kolegët e saj po e diskutojnë dhe raportojnë arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

E ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, Kepi tha se po vihet në diskutim trashëgimia e familjes Begeja duke u përpjekur për të argumentuar nëse kemi të bëjmë me një çështje politike ose jo.

Kepi ngriti pyetjen se përse askush nuk i referohet dokumenteve për pronat që i përkasin familjes Begeja - nip dhe trashëgimtar i së cilës është edhe Malltezi, por kanë më shumë kureshtje të kontrollojnë apo hyjnë në shtëpitë e Berisha apo të Malltezit.

“Unë jam e shokuar, e habitur me atë çfarë po ndodh gjatë këtyre orëve. Shoh gazetarë, moderatorë, studio televizive, shou politike, të cilat e marrin në diskutim këtë çështje, hedhin në pikëpyetje “është apo jo politike” duke ftuar në panel vetëm persona politikë që kanë një shprehje të qartë se po konfirmojnë se është një çështje politike e nga ana tjetër nuk bëjnë një pyetje apo nuk ftojnë një përfaqësues të klasës së pronarëve. Nuk dua t’u them “ish-pronarë”, por “pronarë” se pavarësisht se toka është shpronësuar, sekuestruar që në 1945-ën, pronarët vazhdojnë të jenë pronarë dhe kanë të drejtën e tyre legjitime ta zotërojnë këtë tokë.

Shoh njerëz të cilët vënë në diskutim se familja Begeja ka marrë më shumë metra katrorë sesa i takon, kur nuk kanë bërë një  evidentim. Mjafton një dokument i vitit 1935 për të vërtetuar se prona e familjes Begeja është mbi 28 mijë metra katrorë dhe dëgjoj kronistë, reporterë të cilët u shkojnë mbrapa, kontrollojnë apo hyjnë në shtëpitë e familjes Berisha dhe kurioziteti i tyre është për të parë ngjyrën e mureve apo çfarë kanë kapur në shtëpinë e familjes Berisha apo të z. Malltezi dhe nuk bëjnë një pyetje për të thënë se kjo pronë është vërtet e tyre, kush është kjo familje etj etj.

Diskutohet z. Malltezi dhe nuk diskutohet se z. Malltezi para së gjithash është nip i familjes Begeja dhe pastaj është dhëndër i Berishës.

Shoh se nga ana juridike se procesi, që nga ana juridike ka nisur që në vitin 1991, kur pronarja e parë e familjes Begeja nisi atë betejë që çdo familje tiranase e ka nisur pas ’90-ës duke hartuar dosjen e të gjitha pronave që komisionet apo sistemi komunist i kishte sekuestruar, një proces që ka nisur që në 1994 e ka përfunduar në fund të vitit 2009 dhe nëse z. Berisha do të kishte favorizuar këta njerëz të familjes, nuk do të kishte kërkuar një afat kaq të gjatë kohor për t’i kthyer tokat njerëzve të tij të familjes", tha Kepi.

Të fundit