Flash News

E-TJERA

Kërcënimi i dy prokuroreve, delegacioni i BE-së në Shqipëri: Autoritetet shqiptare të hetojnë

Kërcënimi i dy prokuroreve, delegacioni i BE-së në

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar pas dëshmive të penduarit të drejtësisë, Artan Tufanit, teksa shprehet se thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

 “Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Të fundit