Flash News

E-TJERA

Kërcënimi i magjistratëve, Çela: Fakte të rënda që duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit

Kërcënimi i magjistratëve, Çela: Fakte të rënda

Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorëve është mbledhur sot për të zgjedhur tre anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, foli edhe për kërcënimin e magjistratëve që u deklarua nga Artan Tafani. Çela theksoi se ky kërcënim paraqet një fakt të rëndë për magjistratë, por nga ana tjetër i bën ata më solidarë.

“Kërcënimi i kolegeve tona për shkak të detyrës, nga njëra anë fakte janë të rënda dhe duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit. Nga ana tjetër duhet të na bëjnë më solidarë me njëri tjetrin e të kuptojmë se këto janë pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku, përmes përkushtimit ndaj detyrës nga secili prej nesh”, deklaroi Çela.

Prokurori i Përgjithshëm theksoi se “ky qëndrim do të dekurajojë këdo që mendon se përmes kërcënimeve apo akteve të rënda të dhunës të drejtuara ndaj jetës së magjistratëve, mund të pengojë drejtësinë”.

Të fundit