Flash News

E-TJERA

Kërkon t’i heqim foton e vëllait", gazetarja: Motra e njërit nga djemtë që pë*dhunuan 26-vjçaren punon në bashki

Kërkon t’i heqim foton e vëllait", gazetarja: Motra e

Disa ditë më parë opinioni publik është tronditr, pasi një 26-vjeçare ra pre e përdhunimit në grup nga i dashuri me tri djem të tjerë.

Gazetarja Sara Demushi ka zbardhur detaje të reja pas intervistës që bëri dhe me vëllain e viktimës.

Ajo tregoi se motra e njërit prej djemve që akuzohet, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe ka telefonuar vazhdimisht gazetarët për të hequr foton e vëllait të saj nga qarkullimi.

Motra e njërit prej personave të arrestuar e cila ka një post në bashkinë e Vlorës, është anëtare  e Këshillit Bashkiak të Vlorës, në vend që të sensibilizohej me rastin për të cilin, vëllai i vet akuzohet sot, se ka prova, vazhdimisht, më kanë komunikuar dhe kolegët, edhe të Vlorës, edhe të Tiranës, duke i marrë në telefon e duke i kërkuar që të hiqet fotoja e vëllait të saj nga portalet, nga televizionet. Po me ç’të drejtë e bën një vajzë diçka të tillë? Në vend që të sensibilizohej me një 26-vjeçare për atë që kishte ndodhur, ajo vërsulet sikur fajin e kanë gazetarët. Po prit njëherë, shiko, ku është faji? Nuk ta kanë fajin gazetarët, shiko vëllain tënd,” – u shpreh Demushi.

Të fundit