Flash News

E-TJERA

“Kisha marrëdhënie shoqërore”, Dritan Metaj rrëfen njohjen me “baronin e drogës”, Gëzim Çela

“Kisha marrëdhënie shoqërore”, Dritan Metaj

Ish-kreu i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj është vënë në pranga i akuzuar për bashkëpunimin me grupin kriminal, të ashtuquajturit “baroni i drogës”, Gëzim Çela.

Duke qenë se Çela, përveçse si baron droge dhe biznesmen, njihet edhe si një ish-efektiv i Policisë së Shtetit, lidhjet dhe njohjet mes tij dhe ish-kolegut Dritan Metaj të jenë të pashmangshme.

Para gjykatës dhe Prokurorisë, Metaj ka dëshmuar pikërisht mbi bazën e njohjeve si kolegë. Ai është shprehur se Çelën e ka njohur në kohën kur punonte në Policinë e Shtetit.

“E kam takuar Gëzim Çelën vazhdimisht për shkak të njohjeve me të që në kohën kur punonte në Policinë e Shtetit. E di që kam gabuar, por kjo ka ndodhur për shkak të marrëdhënie shoqërore që kishim dhe nuk e shmangia dot”, ka thënë Metaj në gjykatë.

Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Dyshohet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelës dhe 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Të fundit