Flash News

E-TJERA

"Koha e Berishës ka mbaruar", qytetarët i kthehen ashpër Endrit Shabanit: U shite te Rama

"Koha e Berishës ka mbaruar", qytetarët i kthehen

Mbrëmja  e djeshme ishte një "tërmet" për pluralizmin në Shqipëri.  Lideri i opozitës Sali Berisha, u ve nën masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe ju hoq e drejta për të dalë jashtë vendit.

Teksa figura të rëndësishme të politikës dhe aktivistë, dënuan këtë akt që sulmon opozitën në tërësi. Për kreun e  “Nismës Thurje” Endrit Shabani, ky akt tregon që koha e Sali Berishës ka mbaruar.

"Koha e Sali Berishës, mbaroi sot, arrestimet e sotme të gardës së vjetër janë një pikë kthese në historinë e këtij kombi. Koha kur këta të vrisnin në mes të bulevardit dhe nuk i hynte gjemb në këmbë ka mbaruar. Koha kur këta ndërtonin vila në kurriz të këtij populli dhe nuk jepnin llogari ka mbaruar.", shprehet Shabani në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Ne lidhje me këtë video mesazh, ka reaguar Aktivisti Kristi Pinderi i cili në një postimi në facebook, shkruan se njerëzit duhet ta përcaktojnë vete nëse kjo është apo nuk është kambane alarmi.

Duke shtuar se kjo kërkon edhe që disa lider te opinionit publik qe kane mundësi dhe lirinë e duhur për ta definuar problemin ne atë mënyre qe e ndihmon vendin te kuptoje me mire.

Por edhe vetë qytetarët i janë kthyer kundër Shabanit, duke i përshkruar panoramën e Shqipërisë e cila tashmë prej 10 vitesh është nën duart e Edi Ramës, e duke i kujtuar se

"Po ca thua ndërtonin vila dhe te vrisnin ne mes te bulevardit , ore ti flet për te shkuarën te tashmen apo për te ardhmen.ca na tregon përralla. Këta tani po ndërtojnë vila tani kanë zaptuar gjithë Shqipërinë tani kanë varfëruar popullin dhe gjithë te këqijat po ja bëjnë këtij populli ,po ta thotë dhe Evropa ce nuk ke shance për tu futur ne Evrope as ne vitin 2030,ti del dhe na tregon përralla këtu,ore juve e keni marr ne qafe ketë vend duke shpresuar te bëheni kryeministra dhe ministra te gjithë. Po keni ndonjë gje te re per te ardhmen na thajeni ,jo për kohen qe ka ikur sepse cfare ka ikur dhe mbaruar e kemi pare te gjithe, por cfare po vjen nuk e dimë. Shpresojmë për me mire."

Ndërkohe qytetarë , të tjerë i kujtojnë Shabanit sërish se pozicioni i tij duhet të jetë krah opozitës, dhe jo t'i bëj fresk Ramës.

"Sali Berisha nuk eshtë ne pushtet qysh nga 2013 o zotrote, shiko merru me këta gjakpirsat qe ke ne pushtet apo ju be fresk atyre se nuk po te kuptoj", shkruan një qytetar.

"Tregona kur do mbaroj koha e Ramës

Rama po e kodet Berishën qe te rri sa me gjate ne pushtet

Rama vetëm Berishës i frikohet se juve te tjerëve nuk ju llogari fare

Ti nëse ke ndërmend te merresh me politike duhesh me lexuar mire te vërtetën

Me shume i ndihmon Shqipërisë e shqiptarëve nëse afrohesh afër Berishës se po iku Berisha, Ramen do e kesh edhe 3 mandate ne pushtet", replikon një tjetër.

 

"Koha e Berishës ka mbaruar", qytetarët i kthehen"Koha e Berishës ka mbaruar", qytetarët i kthehen"Koha e Berishës ka mbaruar", qytetarët i kthehen"Koha e Berishës ka mbaruar", qytetarët i kthehen

  •  

Të fundit