Flash News

E-TJERA

Koka: Në dosjen e Malltezit ka 'non sense' të mëdha, gjyq i madh politik

Koka: Në dosjen e Malltezit ka 'non sense' të mëdha,

Gazetari Bledian Koka deklaroi se dosja “Partizani”, në kuadër të së cilës janë dhënë masa sigurie për Jamarbër Malltezin, kryedemokratin Sali Berisha dhe Fatmir Bektashin, ka mospërputhje të mëdha.

I ftuar në Euronews Albania, Koka u shpreh se e gjitha është një gjyq i madh publik për disa familje që kanë marrë pronat, të cilat u ishin sekuestruar në vitet 1946.

“Dosja kishte non sense të mëdha. Gjithë procedura e kërkesës për heqjen e lirisë të zotit Malltezi, zotit Bektashi dhe të zotit Berisha është bërë vetëm me firmën e gjyqtares Enkeleda Millonai.

Ky është një hetim i rëndësishëm për të kuptuar vlerën e drejtësisë së re. Të gjitha dyshimet e bazuara mbi faktet që vetë prokuroria “na ka vënë në tryezë” tregojnë se ky është një gjyq i madh politik.

Po i bëjmë gjyqin publik ca familjeve pronare që vuajtën 45 vite, se një nga pronarët tha se pronat i ishin sekuestruan në ’46. Tani po përballen sërish të njëjtët njerëz me këtë problem”, tha Koka.

 

Të fundit