Flash News

E-TJERA

Komision i Qendror i Zgjedhjeve kërkon mbi 184 milionë lekë shtesë për investime

Komision i Qendror i Zgjedhjeve kërkon mbi 184 milionë lekë

Komision i Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar mbi 184 milionë lekë shtesë për investime.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ngritur nevojën për investime shtesë në institucionin e KQZ-së në para deputetëve të Komisionit të Ligjeve gjatë diskutimit për buxhetin e vitit, i cili është ende në diskutim.

KQZ ka në kuptimin numerik shtesa që e bëjnë të dallueshme mes asaj që është parashikuar në program dhe nevojës për investime që janë 184781000 lekë.

Nga këto, 39 milionë e 480 mijë Celibashi i kërkoi për magazinën  ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik. “Kushtet nuk janë të mira, kërkojnë kushte specifike” tha Celibashi.

FONDET QË KËRKON KQZ

182.00000 lekë për godinën e KQZ

6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike

39 480 000 rikonstruksion magazine

100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera

9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ

6 milionë lekë për dy makina

2 milionë për serverin e KQZ

Të fundit