Flash News

E-TJERA

Komuniteti shqiptaro-kanadez peticion: Të mos lejohet pjesëmarrja e Veliajt në Forumin e Torontos

Komuniteti shqiptaro-kanadez peticion: Të mos lejohet pjesëmarrja e

Disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez kanë bërë thirrje që të mos lejohet pjesëmarrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Forumin e Ekonomisë Urbane në Toronto të Kanadasë.

Mbi 25 anëtarë dhe personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro-kanadez kanë dhënë dakordësinë dhe përkrahjen e tyre ndaj peticionit.

“Duke marrë shkas nga arsyet renditura në letër, ftojmë anëtarë të tjerë të komunitetit, media, përfaqësues shoqatash të të gjitha provincave, sipërmarrës, intelektualë dhe familjarë të përkrahin këtë iniciativë si kundërshti ndaj modelit të keqqeverisjes dhe shembullit të politikanit të mbrapshtë të tranzicionit.

-Diaspora shqiptare e kudondodhur nuk meriton të shfrytëzohet për propagandë, të shtrohet dhe të respektojë të paudhë me kollare që kanë ndërtuar karrierën politike mbi propagandën, shtirjen njerëzore dhe veset më të keqia të natyrës së njeriut.

-Kjo letër do t'i dërgohet bashkëkryetarëve të Urban Economy Forum,” thuhet në peticionin e firmosur nga emra të tillë si: Nador Bakalli, Blerina Ruka, Florida Doçi, Mirjan Dedolli, Edison Verri, Oli Pero, etj”, thuhet në peticion.

Në peticion thuhet se vizita e Veliajt duhet anuluar për shkak se ai është i përfshirë në skandale të shumta financiare, ku më kryesori është ai i inceneratori, dhe se ai është përgjegjës për gjenocidin kulturor dhe arkitekturor në Tiranë.

Komuniteti shqiptaro-kanadez peticion: Të mos lejohet pjesëmarrja e Komuniteti shqiptaro-kanadez peticion: Të mos lejohet pjesëmarrja e Komuniteti shqiptaro-kanadez peticion: Të mos lejohet pjesëmarrja e

Të fundit