Flash News

E-TJERA

Konferenca e Kryetarëve: Më 12 tetor 5 orë debat në Parlament për situatën në Kosovë

Konferenca e Kryetarëve: Më 12 tetor 5 orë debat në

Të enjten e ardhshme në Kuvend pritet të zhvillohet një seancë e posaçme për Kosovën.

Vendimi u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, pasi Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për situatën në Kosovë.

Mësohet se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u vendos që senaca të mbahet në 12 tetor.

Bardhi: Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit, PE e ka zhvilluar.

Nikolla: Debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

 

 

Të fundit