Flash News

E-TJERA

Konflikti Izrael-Hamas? Kulla: Aktorët e vërtetë të luftës nuk kanë zbritur ende në fushë

Konflikti Izrael-Hamas? Kulla: Aktorët e vërtetë të

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla deklaron se aktorët e vërtetë të luftës Hamas-Izrael nuk kanë zbritur ende në fushë.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, pas luftës së ashpër qëndron Arabia Saudite.

Ai thotë se pas nuk qëndron Irani pasi do të përfshihej edhe Libani dhe Hezbollahu.

Sipas tij, sa më shumë të bombardojë Izraeli në Gaza, aq më tepër arabët do të bashkohen me njëri-tjetrin.

Sot mbi tempull ndodhet xhamia al-Aksa. Është objekti i tretë i shenjtë për besimtarët myslimanë. Kujdestari i tre xhamive të shenjta, nuk është as kryeministri i Gazës apo i Bregut Perëndimor por është princi i Arabisë Saudite. Çështja është që në kohën që këta po negocionin për marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, me amerikanët, ndërkohë që kanë ndodhur shumë zhvillime të tjera nëpër botë, që nga lufta e Irakut, tek ISIS, lufta në Ukrainë dhe pritej një lajm i mirë, ultra ortodoksët që kontrollojnë sot gjysmën e qeverisë së Netanyahut me ministrin e brendshëm, u futën në xhami, e rrethuan dhe bëri deklaratën se do të ndërtojmë tempullin e tretë. Të prishësh xhaminë e al-Aksasë do të thotë t’i shpallësh luftë Arabisë Saudite dhe gjithë arabëve. T’i shpallësh luftë kësaj kryefuqie politike, ekonomike dhe kjo bëhet në një moment ku po shkonin drejt paqes.”, u shpreh Kulla.

Ndërkohë, i pyetur se kush qëndron pas sulmit në spitalin e Gazës, ku raportohet se kanë vdekur qindra persona, Kulla thotë se edhe nëse nuk është Izraeli, faji do t’i mbetet atij.

 

 

Të fundit